Celebrities

Kate Middleton thyen traditën mbretërore, publikoi fotografi…

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka thyer traditën mbretërore duke marrë në duart e saj fotografitë private të familjes. Ky detaj është zbuluar në një dokumentar të ri që ndjek nga afër jetën e familjes mbretërore. Dokumentari është realizuar nga Afua Hagan për Channel 5. Bashkëshortja e princit William mori përsipër fotografimin familjar dhe ia bëri më të lehtë.

Me kalimin e viteve ajo ka realizuar fotografi të shumta interesante të Williamit me fëmijët, përveç asaj të postuar për festën e nënës, e cila dukshëm ishte bërë me ‘photoshop’.

Filmi flet për mënyrën sesi Kate Middleton ka kërkuar prej kohësh një mënyrë për të ndihmuar bashkëshortin e saj William të përballet me presionin mediatik që ka mbytur familjen mbretërore për një kohë të gjatë. Ishte shumë e vështirë për të që të jetonte larg syrit të publikut, sipas mediave të huaja.

Teksa tregoi se është e mirë në fotografi, mori përsipër të regjistrojë të gjitha momentet e rëndësishme familjare, që është një precedent në familjen mbretërore.