Më 22 Mars Princesha e Uellsit, Kate Middleton publikoi një video në rrjetet e saj sociale ku konfirmoi lajmin se është diagnostikuar me kancer. Princesha zbuloi se po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese dhe kërkoi privatësi që të mund të fokusohet në shërimin e saj. Sipas një raporti të fundit nga GB News, korrespondenti mbretëror Cameron Walker pohoi se Kate mund të marrë pjesë në ngjarje të caktuara nëse ajo dëshiron.
Pasi Princesha e Uellsit tregoi se ishte diagnostikuar me kancer, William i bëri të ditur publikut se ajo po shkon mirë ndërsa lufton privatisht me sëmundjen.
Pas diagnozës së saj të kancerit, angazhimet zyrtare të princeshës janë lënë në pritje, ndërsa ajo i nënshtrohet kimioterapive. Së fundmi, sipas disa burimeve pranë pallatit mbretëror, ajo nuk do të rikthehet në detyrat publike deri në vitin 2025.
Teksa bëri të ditur diagnozën e saj në muajin mars, Kate theksoi mbështetjen që ka marrë nga William pas ndërhyrjes kirurgjikale së saj në janar dhe zbulimit të mëvonshëm të kancerit.
Kanë qenë dy muaj tepër të vështirë për të gjithë familjen tonë. Të kem William pranë meje është një burim i madh ngushëllimi dhe sigurie.
42-vjeçarja shpjegoi gjithashtu se operacioni i saj i planifikuar në fillim të vitit mendohej të ishte jo kanceroz.