Princesha Kate Middleton ka marrë pjesë sot në finalen e Wimbledonit dhe ajo do të ndajë trofeun fitues, sipas një njoftimi nga Pallati Kensington.
Më parë ishte diskutuar nëse princesha Kate do të mund të kryente detyrën e saj, të gjitha këto vareshin nga gjendja e saj shëndetësore. U raportua gjithashtu se kush do ta zëvendësonte princeshën nëse ajo nuk do të mundte dot të ishte pjesë e ngjarjes së rëndësishme. Sipas informacioneve, ishte planifikuar që Dukesha e Gloucestera, Brigitte, të merrte përsipër këtë detyrë.
View this post on Instagram
Këto ditë në Wimbledon janë parë edhe prindërit e princeshës Kate, Carol dhe Michael Middleton, por vajza e tyre nuk ishte me ta. Princesha është një adhuruese e madhe e tenisit, e pëlqen ta luajë dhe shkon në çdo finale të Wimbledon që nga viti 2011, kur u martua me princin William.