Së fundmi Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka postuar për herë të parë pas pak kohësh, dy fotografi të saj në llogarinë e saj zyrtare në Instagram me Princin William, të cilat kanë një histori dhe një mesazh mjaft të fuqishëm. Ajo ka zhvilluar një takim me një vajzë 16-vjeçare, e cila siç bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare vuan nga një formë agresive e kancerit.
Kjo është 16-vjeçarja Liz Hatton, për të cilën Princesha e Uellsit shkroi:
Ishte kënaqësi e madhe të takoja Liz-in në Windsor sot. Një fotografe e re, e talentuar, kreativiteti dhe forca e të cilës na frymëzoi të dyve. Faleminderit që ndani fotot dhe historinë tuaj me ne.
Sipas BBC, mjekët i kanë dhënë Liz një jetëgjatësi prej gjashtë muajsh deri në tre vjet, kështu që ajo krijoi një listë dëshirash me foto që dëshiron të bëjë për të krijuar “kujtime të jetës”. Mes personave që vajza ka fotografuar deri më tani janë sportisti Mark Cavendish dhe ish-futbollisti Ally McCoist. Kate Middleton dhe Princi William kontaktuan Liz-in përmes Shoqatës Bamirëse të Ambulancës Ajrore në Londër.
View this post on Instagram
Pas takimit edhe Liz shkroi në rrjetet e saj sociale se:
Njerëz kaq të bukur, të vërtetë dhe të mirë, jam e emocionuar që kam pasur këtë përvojë me familjen time.
Liz është diagnostikuar me tumor desmoplastic microround qelizë, për të cilin aktualisht nuk ka kurë. Ajo është marrë me fotografi që në moshën 6-vjeçare dhe siç ka thënë nëna e saj, Vicky Roboyna , që nga diagnoza e saj është fokusuar tek ky pasion i saj.