Mund të duket gjëja më e lezetshme kur shikojmë Kate Middleton teksa gatuan kek me fëmijët e saj të vegjël por ka edhe një detaj tjetër akoma dhe më të rëndësishëm. E gjeni dot? Bluza plot stil që Kate ka veshur për këtë rast. Dekolteja e saj ka një të veçantë, në fakt nuk është asgjë e re por vetë Middleton është tërhequr pas saj gjatë viteve të fundit. Dhe në fakt, vjehrra e ndjerë e Middleton, Princesha Diana, ishte mjaft adhuruese e jakave të mëdha, duke i bërë ato rregullisht në fokus të veshjeve të saj.
Ne e kemi parë shumë Middleton javën e kaluar gjatë Jubileut Platinum, i cili përmbante festime për 70-vjetorin e Mbretëreshës në fron. Rrjedhimisht, moda e Middleton ka qenë më formale mes veshjeve të tjera, por duket se Kate ka një ngjashmëri shumë të madhe me Princeshë Dianën kur zgjedh që të jetë mjaft komode me një bluzë dhe me një palë xhinse.
Kohët e fundit, jakat e ngjashme si ajo e veshjes së dukeshës, janë shfaqur tek të famshmit si Hilary Duff dhe Emma Roberts që tregojnë një elegancë shumë unike. Jaka i shton gatishmërinë dhe feminilitetin e duhur një look-u pa e tepruar. Mesa duket falë Middleton, kjo tendencë e dashur e bluzave do të shpërthejë këtë verë.
Kate Middleton është e famshme edhe për shijen e saj në veshje dhe bizhuteri. Ajo është fotografuar me disa nga bizhuteritë më të bukura në botë që kur u bë Dukesha e Kembrixhit. Gjithçka filloi me unazën e saj të famshme të fejesës prej safiri, e cila dikur i përkiste vjehrrës së saj të ndjerë, princeshës Diana.
Që atëherë, bizhuteritë madhështore kanë hyrë në koleksionin privat të Kate, disa nga koleksioni i vjetër i Dianës dhe të tjera të huazuara ose dhuruara nga Mbretëresha Elizabeth. Duke marrë parasysh rëndësinë e shumë prej këtyre pjesëve, përfshijnë unazat, vathët, gjerdanët dhe byzylykët.