Grupi britanik i rock-ut Pink Floyd ka arritur një marrëveshje me Sony për të shitur katalogun e tij muzikor për afro 400 milionë dollarë. Grupi legjendar pranoi të shesë të drejtat për katalogun e tij muzikor, emrin dhe markën, por jo të drejtat e këngëve. Në vitin 2022, Variety raportoi se Pink Floyd planifikoi të shesë rekordet e tyre dhe asetet e tjera me vlerë deri në 500 milionë dollarë.
Megjithatë, blerësit potencial e shtynë blerjen pas intervistës së basistit dhe themeluesit të grupit Roger Waters me revistën Rolling Stone në vitin 2022, në të cilën ai bëri deklarata të diskutueshme për Izraelin, Ukrainën, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Katalogu i muzikës së regjistruar të Pink Floyd është një nga më të vlefshmit në muzikën bashkëkohore.
Albumi më i famshëm i grupit janë The Wall, Dark Side of the Moon, Wish you were Here, Animals dhe shumë të tjera. Gjatë viteve të fundit, artistë të tjerë të profilit të lartë, duke përfshirë Bruce Springsteen, Bob Dylan, Justin Timberlake, Shakira, Red Hot Chili Peppers dhe të tjerë, kanë shitur katalogët e tyre muzikorë në labela të ndryshme diskografike. Ndërkaq, të gjitha vendet në stadiumin e lashtë romak “Circus Maximus” janë shitur për të gjashtë koncertet e David Gilmour, ish-kitaristi i grupit muzikor anglez “Pink Floyd” dhe 80% të biletave janë blerë nga spektatorë jashtë Romës, 33% nga jashtë Italisë dhe 47% nga pjesë të tjera të vendit.
“90 mijë spektatorë në arenën ‘Circus Maximus’ për gjashtë datat e vetme të koncerteve të David Gilmour në Evropën kontinentale”-tha Alessandro Onorato, këshilltari për ngjarjet kryesore në kryeqytetin italian.
Jemi shumë të lumtur që duke nisur nga sot artisti i madh do të jetë në Romë për të dhënë shfaqjet e tij të papërsëritshme. Vendet e rezervuara janë shitur plotësisht dhe 20% e spektatorëve janë nga Roma, 33% vijnë nga jashtë vendit, veçanërisht nga Gjermania, Franca and Mbretëria e Bashkuar, 47% janë nga pjesë të tjera të Italisë. Vendimi i ish-kitaristit të ‘Pink Floyd’ për të ardhur në Romë për prezantimin e albumit të tij më të ri, ‘Luck and Strange’, duke e preferuar në vend të qyteteve të tjera evropiane, është provë.