Bota

Karta digjitale e vaksinimit, Rama: Shërbim i rëndësishëm tashmë i aksesueshëm përmes e-Albania!

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim një në Facebook, teksa njofton shërbimin e ri për qytetarët.

Tashmë përmes e-Albania mund të merret karta e vaksinimit për fëmijët deri në 7-vjeç.

“Një tjetër shërbim i rëndësishëm për qytetarët tashmë i aksesueshëm përmes e-Albania.

Në prag të fillimit të vitit shkollor, të gjithë prindërit nuk janë më të detyruar të paraqiten në Qendrën Shëndetësore për të marrë kartën e vaksinimit për fëmijët deri në 7 vjeç.

Të njëjtat formularë mund të aksesohen në mënyrë elektronike nga çerdhja, kopshti ose shkolla ku fëmija është i regjistruar”, shkruan Rama.