Celebrities Gossip Showbiz

Karol G kërkon falje publike? Çfarë ndodhi që fansat janë të irrituar me të?

Karol G është përballur me kritika të shumta pas publikimit të një kënge të re, e cila u komentua gjerësisht për përmbajtjen e saj të diskutueshme. Pjesa më e kontestuar e këngës ishte një varg i cili përkthehet si:

Një mamacita që nga 14 / Kur ajo hyn në klub, mund ta ndjeni energjinë e saj

– i cili shkaktoi reagime të forta nga fansat dhe mediat.

Pas polemikave, këngëtarja ka reaguar duke pranuar se kishte shumë për të mësuar nga ky moment dhe ka marrë përgjegjësi për veprimet e saj.

Në një deklaratë të publikuar, Karol G ka thënë se është e hapur ndaj kritikave dhe se çdo situatë është një mundësi për të rritur vetëdijen dhe për të mësuar. Ajo ka shprehur keqardhjen për çdo keqkuptim që mund të ketë shkaktuar dhe ka premtuar të jetë më e kujdesshme në të ardhmen lidhur me mesazhet që përcjell me muzikën e saj.

Ky incident ka nxitur shumë diskutime online, ku disa fansa mbështetën reagimin e saj të sinqertë, ndërsa të tjerë theksuan rëndësinë që ka kujdesi për imazhin dhe mesazhet që artistët e dërgojnë nëpërmjet krijimeve të tyre.
Karol G ka theksuar se si artistë janë të ekspozuar ndaj interpretimeve të ndryshme dhe ka shprehur zhgënjimin e saj për dezinformatat që janë dhënë mbi këngën. Ajo shpjegoi se teksti i këngës, që kishte për qëllim të kremtonte bashkimin mes artistëve, ishte nxjerrë jashtë kontekstit.

Pavarësisht polemikave, Karol G është shprehur e prekur nga situata dhe ka kërkuar falje për çdo keqkuptim, duke theksuar se do të vazhdojë të punojë për të përmirësuar komunikimin e saj me fansat dhe publikun.

Si artistë, ne jemi të ekspozuar ndaj opinionit publik dhe ndaj interpretimeve individuale të njerëzve që na pëlqejnë dhe njerëzve që ndryshojnë me atë që bëjmë.
Ndjej shumë zhgënjim për dezinformatat që janë dhënë…

Në këtë rast, për fat të keq, teksti i një kënge, me të cilën kërkova të kremtoj bashkimin mes artistëve u nxorën jashtë kontekstit…

Asnjë nga gjërat që thuhen në këngë nuk ka drejtimin që i është dhënë, as nuk është thënë nga ai këndvështrim por unë dëgjoj, marr përgjegjësi dhe e kuptoj që kam ende shumë për të mësuar. Ndihem shumë e prekur dhe kërkoj falje nga thellësia e zemrës sime