Aktualitet

“Karma is… beautiful”/ Marianës si del e keqja me Mirelën. “Përse më hoqe moj motër?!”

Edhe pse kanë kaluar disa vite që Mirela Kumbaro nuk është më ministre e kulturës, aktores Mariana Kondi nuk i del e keqja për largimin e saj si aktore e trupës së teatrit kombëtar. Së fundi aktorja është shprehur se është befasuar nga vendimi, edhe pse kjo nuk e ka penguar karrierën e saj të vazhdojë në mënyra të tjera.

 Ka shume brryla edhe ne art, jo vetem tek ne por edhe në botë, por njerëzit këtu të lodhin, ndërsa jashtë e kanë pak më të lehtë. Une nuk jam më pjesë e Teatrit Kombëtar, shprehet Mariana Kondi. Largimi im nga puna është çudi edhe sot. Më ka marrë malli të ngjitem në skenën e tij. Por gjithmonë më ka ndjekur fati thekson aktorja e njohur më shumë për rolet e saj komedianë. Ata më hoqën nga puna, mua vu rolet, akoma nuk e di pse-në? Përshëndes Mirela Kumbaron. Akoma nuk e di moj motër pse më hoqën.

Kondi i lëshon edhe këtë paralajmërim Kumbaros:

Do vijë një ditë jo vetëm për ty, por për të gjithë ata që kane bërë dëme, karma is…… beautiful.

Nuk mungon edhe gjuha ironike e aktores:

Ata që fusin miq për të më hequr mua, futeni pak atë mikun, por jo deri në këtë pikë. Duhet të vijë meritokracia edhe ne art.  Largimi im nga teatri është pasuar nga një bum rolesh dhe projektesh. A duhet të falënderoj Mirelën për këtë?  Ajo në çdo rast nuk e meriton u shpreh aktorja Mariana Kondi për ish-ministren Mirela Kumbaro.