Në fillim të korrikut, filluan të qarkullojnë zëra për një lidhje të mundshme mes Karim Benzema dhe Jordan Ozuna. Gjithçka ndodhi kur francezi po shijonte pushimet e merituara pas sukseseve të mëdha të arritura gjatë sezonit të kaluar me Real Madrid. Futbollisti u kap nga disa fotografë në shoqërinë e kësaj modeleje bukuroshe amerikane, në bordin e një jahti luksoz.
Që nga ai moment, të shumtë janë ata që kanë treguar për një lidhje të mundshme mes tyre. Tashmë, është vetë Jordan Ozuna ajo që publikon imazhet e para me Benzema, në Instagram, ku ka më shumë se 337 000 ndjekës.
Edhe pse 32-vjeçarja nuk e sqaron se cila është lidhja e saj me futbollistin francez, e vërteta është se këto imazhe vlejnë sa një mijë fjalë. Nga ana e tij, Benzema nuk i ka ndarë në profilin e tij këto foto, në të cilat preferon të fokusohet tek ana profesionale. Rikujtojmë, se sulmuesi i Francës dhe i ekipit spanjoll Real Madrid, u shpall fajtor për shantazh seksual ndaj një futbollisti tjetër francez rreth një viti më parë.
Sipas BBC-së, një gjykatës dënoi Benzema-në me një vit burg me kusht dhe e urdhëroi atë të paguajë një gjobë prej 75 mijë eurosh. Skandali tronditi komunitetin e futbollit në Francë dhe të dy lojtarët humbën vendet e tyre në Kombëtare. Rasti daton qershorin e vitit 2015, kur që të dy futbollistët ndodheshin në një kamp stërvitor francez.