Ekspertët e Harvardit kanë konfirmuar se të duhen ushtrimet me pesha për të arritur stërvitjen optimale dhe për të pasur shëndet të përgjithshëm më të mirë. “Kjo stërvitje jo vetëm është efektive, por eliminon edhe një pjesë të mirë të justifikimeve për ta shmangur stërvitjen”,-theksohet në studimin e publikuar në revistën “Physiology and Behavior”.
Sipas tyre, mjafton ta lëvizësh trupin në mënyrën e duhur dhe nuk të duhen as pajisje dhe asgjë tjetër. Ndërkohë që muskujt tonifikohen, do të nxisësh mirëqenien e përgjithshme, përfshirë edhe atë mendore. Kërkimi u bë duke marrë në vëzhgim një grup me disa gra, të cilat u ndoqën për më shumë se 10 javë.
Rezultatet e përmbledhura nga Harvardi treguan se pas 10 javësh stërvitje u panë rezultate shumë të dukshme sidomos në pjesën e barkut dhe belit, lirshmëri në lëvizje, fuqi trupore e rritur dhe përmirësim të trupit në fleksibilitet. Mbështetur edhe nga trajnuesit profesionistë si metodë, stërvitja me peshën e trupit duhet bërë 3 deri në 4 herë në javë për rezultate të mira dhe mund të ndiqni video online, ose të bashkëpunoni me një trajner personal për ta kryer.
Ndryshimet në enët e gjakut janë shkaku kryesor i një ataku kardiak dhe ato mund të jenë njëlloj të pranishme te të dyja gjinitë dhe në mosha të ndryshme. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë dhe njohja e simptomave do t’ju ndihmojë t’i parandaloni këto sëmundje. Nga stresi apo gëzimit i tepërt, është e mundur të përjetoni një sulm në zemër, por nuk mund të themi se janë shkaktari kryesor i kësaj gjendjeje. Megjithatë, duhet të mendoni përpara se të bëni disa aktivitetet fizike nëse jeni në grupin e rrezikut. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.