Gossip Showbiz

Kaq e kishte dhe romanca e tyre! Jennifer Lopez ndahet nga Alex Rodriguez!

Një lajm i papritur është bërë me dije nga mediat e huaja. Bëhet fjalë për divën e muzikës pop, Jennifer Lopez dhe të fejuarin e saj, Alex Rodriguez. Së fundmi, sipas disa raportimeve të “Page Six”, këngëtarja 51-vjeçare dhe ish-bejsbollisti i Yankees thuhet se i kanë dhënë fund romancën së tyre katër vjeçare.

Çifti më i dashur i showbiz-it është parë shumë i lumtur kohëve të fundit derisa gjatë muajit shkurt kishin qëndruar për disa ditë në Republikën Dominikane ku Jennifer ka xhiruar për filmin “Shotgun Wedding”. Një burim i afërt me çiftin ka thënë se Jennifer po vazhdon të qëndrojë atje për xhirimet e filmit të saj më të ri derisa Alex është në Miami duke u bërë gati për sezonin e ri të bejsbollit.

Ndërkohë disa muaj më parë u përfol se Alex kishte tradhëtuar Jennifer me Madison LeCroy, pjesë e një reality-show. Mirëpo Madison më vonë i hodhi poshtë këto aludime, duke u shprehur se ajo dhe Alex kanë komunikuar vetëm përmes celularit dhe se nuk ka pasur kurrë kontakt fizik mes tyre.

Thuhej se kohëve të fundit dyshja e njohur po planifikonte të kurorëzonte lidhjen e tyre me martesë, por pandemia ju anuloi gjithçka. Rikujtojmë se çifti filluan të dilnin së bashku në vitin 2017 dhe u fejuan më pas në mars të vitit 2019 në plazhin e Bahamas, teksa Alex e befasoi Jennifer-in me një unazë prej diamanti.