Tendencat gjithmonë rikthehen dhe në sezonet e fundit kemi parë shumë aksesorë dhe stile veshjesh të kthehen nga dekadat e kaluara. Kësaj here do të ndalemi te flokët, ku na e ka marrë mendjen një kapëse që mund t’ua kemi parë shumë vite më parë mamave tonë.
Është kapësja e njohur në TikTok si “banana clip”. Me këtë hashtag ka 118 milionë rezultate në TikTok, shumica prej tyre na japin ide të ndryshme se si mund t’i kapim flokët. Është shumë e thjeshtë dhe kushdo mund ta bëjë në shtëpi.
Nuk ka dyshim që rrjetet sociale formësojnë shumë tendencat e sotme të bukurisë, por ndonjëherë ne preferojmë të kthehemi në epokat e mëparshme si një udhëzues për pamjet më të fundit të flokëve dhe grimit. Një trend që po rikthehet shumë këtë pranverë? Kaçurrela të stilit disco.
Më të mirët e Hollivudit (përfshirë Emily Ratajkowski dhe Cardi B) e kanë rikthyer modelin e flokëve në modë – duke na transportuar në atmosferën dominonte në pistën e kërcimit. Në këtë link keni gjithçka që duhet të dini për ringjalljen e stilit, së bashku me një udhëzues hap pas hapi se si të arrini pamjen sipas llojit të flokëve tuaj.