Aktualitet

Kapshticë, kapen 16 refugjatë sirianë; mes tyre 8 fëmijë e foshnja dymuajshe

16 refugjatë sirianë janë kapur në pikën e kalimit të Kapshticës, mes të cilëve 9 fëmijë dhe njëri prej tyre dymuajsh. Shtetasit sirianë kanë dashur të kalojnë tranzit në Shqipëri, me synimin për të vijuar udhëtimin drejt Serbisë e me destinacion përfundimtar Gjermaninë. Për veprime të mëtejshme me këta refugjatë të paligjshëm është njoftuar sektori i emigracionit dhe pritet kthimi mbrapsht i tyre.