Sport

Kapiteni i Kroacisë Modriç flet pas ndeshjes së sotme: Ne u tërhoqëm për arsye që ende nuk e di…

Përfundon 2-2 Kroaci-Shqipëri. Qazim Laçi solli avantazhin kuqezi në minutën e 11’, ndërkohë që kroatët përmbysën rezultatin brenda dy minutave. Andrej Kramaric barazoi takimin në minutën e 74’, teksa më pas erdhi autogoli i Klaus Gjasulës.

Pikërisht Gjasula, barazoi takimin në minutën e pestë shtesë, duke i dhuruar pikën e parë kombëtares shqiptare në grupin B të Euro 2024. Në një ndeshje drithëruese dhe plot emocione në ”Euro 2024″!

Luka Modriç ka qenë dukshëm i dëshpëruar pas barazimit drithërues 2-2 të Shqipërisë ndaj Kroacisë së tij. Kapiteni i kroatëve, pas ndeshjes theksoi se nuk kuptonte pse skuadra ishte tërhequr në fund duke i dhënë hapësira kuqezinjve.

Duhet të ndryshojmë diçka, në mënyrë që të mos jemi ne duke ndjekur rezultatin përsëri. Nuk është asnjëherë e këndshme, por këtu të paktën treguam se mund të kthejmë një rezultat negativ. Në pjesën e parë, ne nuk ishim mirë, e nisëm ndeshjen edhe më keq, ata na shënuan dhe ishte e vështirë të luanim. Trajneri bëri ndryshime në pushimin e ndeshjes dhe kjo solli ndryshimin për mirë.

Ne luajtëm mirë deri në 5-10 minutat kur ne u tërhoqëm për arsye që ende nuk e di. I lejuam të krijonin dy apo tre mundësi dhe ata shënuan. Pjesa e dytë është padyshim mënyra se si duhet të luajmë. Ishte shumë mirë, por ne u ngutëm dhe humbëm topin pasi morëm avantazhin 2-1. I lejuam shumë hapësirë dhe më pas ata na ndëshkuan. Zëvendësimet na dhanë një marsh më shumë, dolëm në fushë shumë më të përfshirë dhe luftarakë.