Aktualitet

Kapet i kërkuari ndërkombëtarisht, 41-vjeçari do të ekstradohet në Itali!

Policia e Shtetit, përmes Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Operacionalja 20”. Gjatë këtij operacioni, u arrestua në fshatin Gjorm të Laçit një shtetas 41-vjeçar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

I arrestuari, shtetasi A.M., akuzohet nga Gjykata e Firences për përfshirje në një organizatë kriminale të angazhuar në trafikimin e narkotikëve, si dhe për vjedhje dhe dhunë. Pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, u ndërmor operacioni që çoi në kapjen e tij.

Gjykata e Apelit e Firences i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Vjedhja me dhunë”. Aktualisht, po bashkëpunohet me Interpol Tiranën dhe Interpol Romën për procedurat e ekstradimit të tij drejt Italisë.