Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.
Debatet dhe konfliktete mes njëri-tjetrit kanë ndodhur që mbrëmjen e parë dhe gricjet mes tyre vazhdojnë akoma. Vetëm pak më parë Roza ka debatuar me Ledjonën në oborr, debat të cilin Ledjona nuk ka dashur ta vazhdojë dhe është larguar duke bërë një veprim me dorë për të nënkuptuar neglizhencë. Veprim të cilën Roza nuk e ka lejuar dhe më pas e ka prekur në kurriz Ledjonën, e cila menjëherë i është kundërpërgjigur po me duar.
Roza: Qetesohu dhe kapu diku ku duhet dhe rri si femër mos rri si lac
Ledjona: Po Roza
Roza: Dhe Lilipute ktheje mbrapsht
Ledjona: Ec tani Roza se boll mjafton kaq
Roza: Në mes të debatit të ecësh me atë dorën ashtu do të thotë që po e lë topin se nuk e mban dot në triblim
Ledjona: Kujdes me dorën mos prek nuk ta lejoj nuk ke kaq kofidenca
Roza: Me mua mbaje në triblin dhe fol me baza
View this post on Instagram
Ndërkohë, jo vetëm për debate dhe strategjitë e lojës, por banorët e shtëpisë do t’i njohim më tepër në rrëfimet e tyre emocionuese dhe të vërtetat e tyre përtej artit që bëjnë. Pak orë më parë, Roza ka folur për gjendjen e saj mendore duke përmendur takimin me psikologun.