Një furgon i dyshimtë i punëtorëve të ndërtimit që udhëton përgjatë Viale Stelvio, një arterie strategjike e Busto Arsizio është kontrolluar nga policia e Italisë.
Dyshimet lindën pasi mjeti kalonte në një kohë kur punëtorët e kantierit kishin mbaruar prej kohësh ditën e tyre të punës. Dyshimi rezultoi i drejtë pasi brenda mjetit ndodheshin dy shqiptarë me një qese plastike me 190 gramë kokainë.
Pasagjeri, sapo u afrua patrulla, tentoi të arratisej në këmbë në një nga rrugët që të çojnë në labirintin e Via Rossini, por efektivët arritën ta bllokonin.
Kontrolli i shtëpisë i urdhëruar nga prokurorja Nadia Calcaterra çoi në sekuestrimin e një pakoje prej 1 kilogrami lëndë narkotike dhe 40 mijë euro cash, sa një pagë mesatare e lartë vjetore.