Sport

Kapelo: Milani me probleme, Interi i fortë, Mota po ndryshon Juven

Fabio Kapelo ka analizuar startin e skuadrave të mëdha në Serie A.

Juventusi: “Në dy ndeshjet e para gjithçka dukej kaq e lehtë, por kundër Romës skuadra bardhezi bëri një hap prapa. Të fitosh ndeshje të këtij lloji është gjithçka, nëse dëshiron të luftosh për titullin. Pushimi prej kombëtareve do të jetë thelbësor për Tiago Mota. Lojtarët e rinj duhet të integrohen gradualisht. Në fund të fundit, mendoj se në këto tri ndeshjet e para, Mota ka treguar diçka ndryshe. Tani është momenti i emrave të mëdhenj për ta marrë për dore Juventusin, edhe i atyre të ardhur në merkaton e kësaj vere”.

Milani: “Ka disa probleme, disa lojtarë nuk po performojnë siç duhet. Fonseka duhet të punojë në fazën e mbrojtjes. Nuk më pëlqeu qëndrimi i Leao dhe Teo Hernandez në ndeshjen e fundit. Mungesa e respektit ndaj shokëve të skuadrës është e patolerueshme, edhe pse mund të ishin të inatosur nga ulja në pankinë”.

Interi: “Fitorja 4-0 kundër Atalantës ishte një shfaqje e jashtëzakonshme force. Po flasim për një ekip që dëshiron të përmirësohet, manifesti i asaj që po them mbetet Barela. Eurogoli ishte i jashtëzakonshëm, por edhe një herë doli në pah dëshira e tij për të fituar”.