Përplasjet mes Julit dhe Eglës nuk kanë të ndalur. Pasditen e sotme, një tjetër debat ka ndodhur mes tyre teksa kanë qenë në ambientet e jashtme të shtëpisë, ku e pranishme ka qenë edhe Françeska.
Ka qenë Juli ai që fillimisht i është drejtuar Françeskës, duke i thënë për Eglën, se ajo po jep shembullin e një gruaje që mos ta ketë askush. Në këtë moment ka ndërhyrë Egla, duke iu drejtuar Julit me fjalët mashtrues dhe ordiner.
Pjesë nga debati:
Juli: Po jep shembullin e një gruaje që mos ta ketë askush! Larg qoftë të kesh një grua në shtëpi si kjo.
Egla: Ik mor, o mashtrues, o ordiner!
Juli: Do të japësh shembullin e grave ti që lë pjatat atje dhe nuk bën asnjë punë? Komunikimin nuk e ke, pastërtinë nuk e ke, mirësinë jo. Ti vjen këtu e s’thua një mirëmëngjes o të hënkshin qentë! Larg qoftë me pas një njeri si ti afër.
Egla: Po ik o mbushu, ik gridu, mos të pafsha sytë! Do të them ty mirëmëngjes unë.