Aktualitet Politikë

Kaos në Parlament, deputetët e PD bllokojnë foltoren, djegin karriget dhe hedhin sende

Kaos në Parlament. Ka nisur me incidente dhe përplasje kjo seancë parlamentare.

Teksa Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi heqjen e mandatit për deputetin Ervin Salianji, deputetët e PD u përplasën me gardën duke thyer foltoren dhe hedhur sende dhe shishe uji drejt Kryetares. Më pas ata morën karriget e tyre dhe dolën në ambientet e jashtme të Kuvendit, ku dhe i vendosën flakën.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka njoftuar fillimisht një pushim 10 minutësh.

Më tej, pas një përplasjeje mes Flamur Nokës, i cili hyri sërish në sallë, me Petro Koçin, Kryetarja Spiropali ka njoftuar përjashtimin e Nokës dhe mbylljen e seancës.