Reperi i famshëm, Kanye West është bërë zyrtarisht personi më i pasur me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara, duke fituar shifra marramendëse nga bizneset e tij. Sipas “Bloomerg”, pasuria e tij ka kapur vlerën 6.6 miliard dollarë. Vitin e kaluar, West u bë një miliarder i çertifikuar me ndihmën e markës së tij të suksesshme të veshjeve dhe atleteve, “Yeezy” dhe kontratës së re shumëvjeçare me “Gap”.
Sipas “Business of Fashion”, marka Yeezy vlerësohet në $3.2 deri në $4.7 miliardë dollarë. Sa i përket linjës së re “Yeezy Gap”, ndërmarrja e re pritet të vlejë më shumë se $970. Një bilanc i pa audituar i financave të West ka zbuluar gjithashtu se West ka 122 milion dollarë në para dhe stok, ndërsa i gjithë katalogu i tij i muzikës vlen 110.5 milion dollarë.
Së fundmi, West dhe partnerja e tij, Kim Kardashian, i kanë dhënë fund martesës shumëvjeçare. Së fundmi, ylli i “KUWTK” po merr vëmendje të madhe me paraqitjen e saj në episodet finale të “Keeping Up With The Kardashian”. Ndërkaq, rikujtojmë se reperi 43-vjeçar pranoi dhe humbjen në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, pasi mori pak më shumë se 57 mijë vota.