Celebrities Gossip Showbiz

Kanye West paditet për ngacmim seksual nga ish-punonjësja e tij!

Ish-asistentja e Kanye West e ka paditur atë për ngacmim seksual, sipas disa dokumenteve gjyqësore. Në dosje, Lauren Pisciotta tregoi se ajo filloi të punonte me reperin në korrik të vitit 2021, ndërkohë që ai po përgatitej të lançonte linjën e tij të modës, Yeezy.

Influencueses e cila gjithashtu bashkëpunoi me West në disa këngë iu ofruan një milion euro për këtë punë. Kushti i vetëm ishte që ajo të ishte në dispozicion të këngëtarit të “Heartless” 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë gjë që ajo e pranoi. Në padinë e saj, Pisciotta theksoi se po fitonte gjithashtu një milion euro shtesë nga OnlyFans. West dyshohet se e ngriti pagën e modeles në dy milionë euro në vit. Menjëherë pas kësaj, babai i katër fëmijëve dyshohet se filloi t’i dërgonte mesazhe vulgare. Ai filloi t’i dërgonte edhe video duke kryer marrëdhënie me gra të tjera.

Ndërkaq, West po planifikon të performojë në O2 këtë verë. Krijuesi i hitit “All Falls Down” iu drejtua mediave sociale duke kërkuar ndihmë nga 18.9 milionë ndjekësit e tij, duke pretenduar se vendet kanë refuzuar të organizojnë koncertet e tij gjatë vitit të kaluar pas një sërë polemikash, përfshirë ‘poshtërimin’ e përsëritur që reperi pretendohet se i bën gruas së tij Bianca Censori dhe përballjen me akuza për antisemitizëm.

“Sapo shitëm United Center në shtatë minuta dhe thjesht doja t’i shprehem të gjithëve atje për të parë nëse ka dikush që mund të ndihmojë me këtë”,-tha West në një video në mediat sociale, të postuar nga The Shade Room. Kanye vazhdoi:

Është e vetmja arenë në të cilën kam pasur akses vitin e kaluar dhe kur thirra njerëzit më thanë se nuk ka akses për mua dhe ju e dini pse është kështu. Nëse ka dikush atje që mund të ndihmojë me këtë, ju lutemi bëjeni.