Gossip Showbiz

Kanye West një album dedikuar divorcit me Kim?!

Kohët e fundit lajmet se Kanye West dhe Kim Kardashian janë ndarë, kanë pushtuar rrjetin dhe të gjithë po flasin për këtë. Edhe pse çifti nuk e ka konfirmuar ende ndarjen, janë disa detaje rreth marrëdhënies së tyre që i kanë bërë dyshimet të besohen.

Kanye West thuhet se po ndryshon albumin e tij të 10-të në studio me tekst për bashkëshorten e tij Kim Kardashian-West, ndërsa thashethemet vazhdojnë të ngrenë zërin se çifti po shkon drejt divorcit.

Një person i afërt nga fusha e muzikës tha: “Albumi i ri i Kanye do të jetë në lidhje me prishjen e marrëdhënies së tij me Kim. Ai tashmë e ka shkruar atë për muaj të tërë”.

Gjithashtu thuhet se Kim Kardashian e ka paralajmëruar Kanye West që të jetë i kujdesshëm ndaj familjes së tyre, kur bëhet fjalë për muzikën.