Reperi i njohur Kanye West ka deklaruar se ka humbur dy miliardë dollarë në një ditë të vetme dhe kjo si pasojë e shkëputjes së disa partneriteteve të mëdha me kompani të njohura. Reperi, i njohur gjithashtu si Ye, postoi një mesazh për Ari Emanuel, CEO i agjencisë mediatike Endeavour, i cili u kishte kërkuar kompanive të ndalojnë së bëri biznes me të pas valës së tij të fundit të komenteve për hebrenjtë.
“Ari Emanuel, humba dy miliardë dollarë në një ditë dhe jam ende gjallë. Ky është fjalim dashurie. Unë ende të dua. Zoti ende ju do. Paratë nuk janë ai që jam unë. Populli është ai që jam unë”, tha reperi në Instagram. Ndërkaq, Adidas, Balenciaga, Gap dhe kompani të tjera kanë thënë se nuk do të punojnë më me West. Agjencia e talenteve CAA gjithashtu ndërpreu bashkëpunim me të, ndërsa një dokumentar i përfunduar së fundmi për muzikantin është lënë në ‘harresë’.
Emanuel rikujtojmë se bëri këtë deklaratë:
Apple dhe Spotify, të cilat prezantojnë muzikën e West, kushdo që organizon turnetë e West dhe Adidas, që bashkëpunon me West në linjën e tij të modës, të gjithë duhet të ndalojnë së punuari me të, është e rrezikshme. Ai lejon që format e urrejtjes dhe racizmit, përfshirë antisemitizmin, të përhapen dhe të normalizohen. Ajo rëndon dhe degradon shoqërinë dhe vendin tonë.
Emanuel, vetë hebre, konsiderohet gjerësisht si një nga njerëzit më të fuqishëm në industrinë e argëtimit. Edhe shkolla private e paakredituar e West në Kaliforni, Akademia Donda, njoftoi se do të mbyllej. Kanye nuk do të jetë më në gjendje ta quajë veten miliarder. Ai humbi statusin e miliarderit pasi shumë kompani dhe marka prsetigjioze i dhanë fund marrëdhënies me reperin. Ndërkaq, CEO i Spotify, Daniel Ek nga ana tjetër ka zbuluar se muzika e reperit nuk do të hiqet nga platforma në vazhdën e polemikave.