Kanye West deklaroi se gruaja e tij Bianca Censori do të veshë edhe më pak rroba në vitin 2024. Ai ndau një mori fotosh të nxehta të saj në llogarinë e tij në Instagram. Reperi kontrovers, i njohur si Ye, postoi tre fotografi të veçanta të Bianca-s për 18.4 milion ndjekësit e tij, me një mbishkrim:
Nuk ka pantallona këtë vit.
View this post on Instagram
Ai publikoi gruan e tij të veshur me një palë sytjena të holla, me lesh dhe asgjë tjetër veçse një palë tanga tejet të vogla, të cilat nuk i lënë aspak vend imagjinatës. Po ashtu ai ka vijuar të postojë një tjetër foto në Instagram, një screenshot të një bisede me reperin Playboi Carti, nëpërmjet të cilit duket sikur po ‘mburret’ me bashkëshorten e tij apo për të përforcuar akoma më shumë veprimet e tij. Këto fotografi kanë marrë me qindra komente nga ndjekësit që i ‘dënojnë’ veprimet e fundit të Kanye, disa madje duke vënë në dukje se Bianca është një viktimë e tij dhe se reperi ka tejkaluar çdo normë.
View this post on Instagram
Thuhet se Kanye West i ka vënë disa kushte ‘absurde’ të dashurës së tij, Bianca Censori. Ai e ka urdhëruar të mos flasë ‘kurrë’ në dalje publike, dhe ka nxjerrë një sërë rregullash për të jetuar, duke përfshirë, ushqime specifike që mund të hajë dhe çfarë mund të veshë.
Shumica dërrmuese që morën vesh lajmin se Kanye West u martua sërish, u shqetësuan menjëherë për Bianca Censori-n. Gjatë gjithë asaj kohe, miqtë dhe familja e Bianca-s kanë qenë të shqetësuar për mirëqenien e saj. Kjo arriti në një pikë ku shumë nga familja dhe miqtë e saj vendosën të organizonin një “ndërhyrje” kundër Kanye. Synimi kryesor ishte që ajo të kuptonte se është në rrezik nëse vazhdon të jetë me reperin.