Një vajzë u thërrit në dasmën e ish-partnerit të saj për të kënduar por pa e ditur se ku po shkonte. E reja e quajtur Alexandra Starr menjëherë sapo e mori vesh që po shkonte në dasmën e ish-it të saj vendosi të hakmerrej duke zgjedhur një këngë për pabesinë. Kantautorja nga Kalifornia, rrëfeu se u shokua kur pa që ishte ftuar të performonte në dasmën e të dashurit, i cili e kishte tradhëtuar një vit më parë.
@alexandra_starr Replying to @Christina Venditti so I was asked to sing at my exs wedding…
Artistja pohoi se kishte qenë me të për më shumë se 5 vjet para se të zbulonte se ishte tradhtuar. Ajo nisi të këndonte këngën “Before he cheats” të Carrie Underwood dhe duke gjuajtur më pas ujë në drejtim të tij, një moment ky i cili është xhiruar dhe hedhur në TikTok.
Ndërkaq, Alexandra e kishte fshehur fytyrën në paraqitjen e parë në dasmë, mirëpo kur çifti i sapomartuar ka dalë në skenë për vallëzimin e parë bashkë, ajo u kthye nga ata dhe nisi ta këndonte këngën për tradhtinë. Kjo gjë habiti çiftin e ri, i cili po shikonte se çfarë po ndodhte, derisa në momentin kur dhëndri iu afrua këngëtares, ajo i hodhi ujë në fytyrë.