Kantautorja Lily Allen ka kritikuar së fundmi albumin e ri të Beyonce-s, “Cowboy Carter”, duke e quajtur atë ‘të llogaritur’ dhe ka vënë në pikëpyetje pse zgjodhi të bënte ‘cover’ këngën Jolene të Dolly Parton. 38-vjeçarja i bëri këto komente në podcastin e saj të “BBC Sounds Miss Me?”
Vokalistja e “Air Balloon” tha se ajo ndjeu se tranzicioni i Beyonces në muzikën ‘country’ ishte ‘i llogaritur’, duke u nisur nga fjalimi i bashkëshortit të saj Jay-Z në “Grammys” duke kritikuar organizatorët që kurrë nuk i dhanë çmimin për albumin më të mirë.
Artistja e nominuar për “Grammy’ tha se veprimet u ndërmorën në një përpjekje të suksesshme për të ‘sfiduar institucionin’, duke vënë në dukje se Beyoncé ‘është gruaja më e dëgjuar në muzikën ‘country’. Allen tha se Beyonce kishte marrë një rrugë të shkurtë për të mbuluar mega-hitin e Dolly Parton të vitit 1973, “Jolene”, një hit i madh që ka një vend në listën e Rolling Stone të 500 këngëve më të mira të të gjitha kohërave. “Është një gjë mjaft interesante të trajtosh një zhanër të ri dhe zgjedh këngën më të madhe në atë zhanër”, tha Allen.
Rikujtojmë se albumi i ri i Beyonce, Cowboy Carter, është tashmë një sukses i madh në platformat e transmetimit muzikor, një ditë pas publikimit të tij më 29 mars. Artistja 42-vjeçare ka arritur që albumi i saj të jetë më i transmetuari i “Spotify” në një ditë të vetme për vitin e deritanishëm.
Koleksioni i këngëve të reja, i cili përfshin një ‘cover’ të “Jolene” të Dolly Parton, debutoi në aplikacion me 76.13 milionë transmetime, për llogari të fansave Bey Legion. Llogaria gjithashtu e listoi projektin si debutimin më të madh të vitit 2024, me gati 30% dhe debutimin më të madh ndonjëherë, nga një artiste me ngjyrë. Rikujtojmë, se Beyonce është bërë gruaja e parë me ngjyrë që kryeson listën e këngëve Hot Country të Billboard. Texas Hold ‘Em u ngjit në numrin një pasi këngëtarja e publikoi atë njëkohësisht me këngën 16 Carriages në një shpallje surprizë të albumit gjatë Super Bowl.