Ylli i muzikës pop Madonna dhe këngëtari i njohur kolumbian Maluma duket se janë gjithmonë e më afër njëri tjetrit, teksa po përgatiten për turneun e tyre të ardhshëm botëror. Sipas burimeve të brendshme, yjet e muzikës kanë një kimi të madhe së bashku gjatë provave. Burimi i afërt me dyshen pohoi për Radar Online se:
Ata ishin komod dhe shumë të afër, aq sa njerëzit e tjerë vendosën t’i linin vetëm për të vazhduar me gjithçka që po ndodh. Kimia e tyre është e çmendur. Ata kaluan disa ditë së bashku gjatë provave ku filloi flirtimi, njerëzit mendojnë se ka të ngjarë që ai do të performojë në turneun e saj në Amerikën e Jugut dhe më pas do shoqërohen gjatë gjithë fundjavës në Nju-Jork.
Rikujtojmë, se miqësia e Madonna-s me këngëtarin filloi në vitin 2018 kur ajo u prezantua me të në “MTV Music Video Awards”.
Ndërkaq, sjellim në vëmendje se Maluma ishte në muajin mars në Shqipëri teksa mbajti koncertin e tij në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë, ku dha një super performancë për të gjithë publikun. Vetë Maluma postoi disa video gjatë performancës në llogarinë e tij në Instagram. Artisti këndoi disa nga hitet e tij më të njohura, si “Felices los 4”, “Corazon”, “No soy malo”, “11 PM” e shumë të tjera. Gjatë koncertit të tij, Maluma nuk harroi të përmendte dhe disa fjalë për eksperiencën e tij këtu në Tiranë.