Aktualitet Politikë

“Kanë marrë donacione jashtë rregullave”, KQZ propozon gjoba për kandidatët në zgjedhjet e 14 majit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve propozon gjoba për kandidatët në zgjedhjet e 14 majit. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se disa kandidatë kanë marrë donacione jashtë rregullave dhe jo në rrugë bankare.

KQZ gjobiti kreun e Bashkisë Belsh, Arif Tafani me 206 mijë lekë,

kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi me 138 mijë lekë;

kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sakon me 75 mijë lekë,

kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari me 500 mijë lekë;

Majlinda Bufin e Roskovecit me 243 mijë lekë,

Mariglen Dishën e Librazhdit me 125 mijë lekë;

Agron Malajn e Burrelit me 80 mijë lekë,

Bukurosh Maçin e Peqinit me 70 mijë lekë,

Albert Mlyshin e Mirditës me 300 mijë lekë,

Bardh Spahian, kandidatin e PD në Shkodër me 445 mijë lekë.

Po kështu gjoba dhe për Bujar Hoxhën, kandidat i PD në Urën Vajgurore 156 mijë lekë,

për Igli Carën, 368 mijë lekë;

për Lefter Maliqin 170 mijë lekë,

për Luçiano Boçin 72 mijë lekë,

për Pjerin Ndreun 720 mijë lekë.