Film & Tv

Kandidaturat për Oscar, dy filma favoritë!

“No Time To Die” dhe “Dune” kryesojnë në raundin e parë të filmave të përzgjedhur për ceremoninë e 94-të të çmimeve Oscar. Pas shpalljes së 10 realizimeve kinematografike, ato u përzgjodhën në disa kategori. Dalja e fundit e aktorit Daniel Craig në rolin e James Bond te “No Time To Die”, u selektua për grimin, stilin, muzikën (kënga origjinale), tingullin dhe efektet vizuale.

Kategoritë e tjera të shpallura ishin filma me metrazh të gjatë dokumentar, filma me metrazh të shkurtër, filma artistik ndërkombëtar, film i shkurtër i animuar dhe film me metrazh të shkurtër live. Disa filma të tjerë janë përzgjedhur në dy kategori. Ai gjysmautobiografik i Kenneth Branagh “Belfast”, me protagonist Jamie Dornan, u zgjodh për zërin dhe muzikën (kënga origjinale) për “Down To Joy”.

“Spiderman: No Way Home”, me aktorë Tom Holland e Zendaya, gjithashtu mori dy kandidatura për efektet zanore dhe vizuale. “Web-blockbuster” ishte një hit i cili në fundjavat e dhjetorit, arkëtoi rreth 600 milion dollarë në nivel global. Por, u mund vetëm nga “Avengers: Infinity War”, i cili fitoi 640 milion dollarë në mbarë botën dhe “Avengers: Endgame”, që siguroi 1.2 miliard dollarë.

Tre filma të tjerë të Marvel-it janë nominuar për efektet vizuale: “Black Widow”, “Eternals” dhe “Shang Chi: Legend Of The Ten Rings”. “The Power Of The Dog” i Netflix, me aktorë Benedict Cumberbatch, Kirsten Dunst dhe Jesse Plemons, u pëzgjodhën për muzikën, imazhin origjinal dhe zërin.

Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit është përfshirë në listën e ngushtë për kandidim për çmimin prestigjioz Oscar e aty bën pjesë me 14 filma të tjerë të huaj.

Filmi “Zgjoi” është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes. Në këtë angazhim përballet me një mjedis tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Por, askush nuk e ndali në misionin e saj.