Një kamion ka pësuar defekt në rrugë dhe raportohet se është ndarë më dysh e për pasojë ka shkaktuar bllokimin e rrugës “Vlorë-Llogora”. Mjeti ka mbetur në rrugë që prej orës 12:40, në vendin e quajtur “Çesma”. Mësohet se shoferi i mjetit ka tentuar të ngjisë rrugën e Llogarasë, por ka pësuar defekt, duke çuar edhe në bllokimin e aksit.
Aksi rrugor është i bllokuar, ndërkohë që shërbimet e Policisë vijojnë punën për normalizimin e trafikut dhe për zhbllokimin e rrugës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:40, në aksin rrugor “Vlorë-Llogara”, në vëndin e quajtur “Çesma”, ka mbetur në rrugë një kamion, për shkak se ka pësuar defekt. Për këtë arsye është bllokuar ky aks rrugor.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për normalizimin e trafikut dhe për zhbllokimin e rrugës.