Dihet tanimë se portalet jo serioze për të joshur audiencën ‘shesin’ gjëra shumë normale si të bujshme dhe i japin kontekste tërësisht të pavërteta. Së fundmi, portali Kryefjala ka publikuar një fotografi të konkurrentit të “Përputhen +40”, Oltit, i cili si çdo njeri njeri punëtor e i ndershëm i këtij vendi është fotografuar duke punuar në lokalin në pronësi të tij.
Kjo fotografi është keq-interpretuar me qëllim dashakeqës nga portali në fjalë dhe riprodhuar nga dhjetëra portale të tjera, të cilat nuk kanë marrë mundimin të pyesin si qëndron e vërteta e asaj fotografie, e cila në fakt nuk nënkupton asgjë. Menjëherë, e kanë akuzuar Oltin, që ai ka gënjyer për pozicionin e tij të punës dhe se në fakt është kamarier dhe jo biznesmen.
Në këtë ‘lumë gënjeshtre’ pa patur asgjë të vërtetuar janë përfshirë, portale si: InTv, Informacion24, ZeroMedia, PasqyraDitore, GotaNews, etj.
Edhe pse, nuk do të kishte asgjë të keqe të ishte kamarier, Top Albania Radio ka pyetur konkurrentin e “Për’puthen” dhe ai ka treguar se në fakt, vendi ku është shkrepur fotografia është lokali i tij.
Është e turpshme si asnjë nga këto faqe “lajmesh” nuk ka tentuar të flasë me Oltionin, të cilit (si shumë të tjerëve) ja bëjnë ‘fytyrën sallatë’ sa herë duan pëlqime dhe shikueshmëri.