Celebrities Lifestyle

Kamala Harris mban me vete një armë? “Natyrisht që kam shtënë…”

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, ka konfirmuar se ka një revole të tipit Glock dhe se ka shtënë me të në një poligon qitjeje. Në një intervistë për programin “60 Minutes”, Harris i tha gazetarit Bill Whitaker se e ka armën prej një kohë, duke theksuar se vjen nga një sfond në forcat e sigurisë. Harris deklaroi se:

Po, kam një Glock, e kam prej kohësh. Natyrisht, që kam shtënë në poligonin e qitjes

Ajo ka qenë një zë aktiv në adresimin e dhunës nga armët dhe ka mbajtur konferenca të përbashkëta me presidentin Joe Biden për të njoftuar përpjekjet për të reduktuar vdekjet nga armët. Harris i ka bërë thirrje Kongresit për të rivendosur ndalimin e armëve sulmuese, duke kërkuar një qasje më të moderuar përpara zgjedhjeve.