Ndoshta nuk e besoni por një e katërta e britanikëve kanë shprehur se kanë rënë në dashuri me dy persona në të njëjtën kohë. Ndërkaq terapisti Andrew G.Marshall shpjegon se a është e mundur që të dashurosh dy persona në të njëjtë kohë. Për më shumë ai thotë:
Zemra e njeriut është një organ shumë bujar dhe nëse jeni një person që adhuron të takosh njerëz të rinj, mund ta imagjinosh veten të dashuruar me 10 njerëz në të njëjtën kohë. Ne të gjithë e kemi potencialin. Ajo që na ndalon është përkushtimi ndaj marrëdhënies që kemi si dhe koha dhe energjia. Është mjaft e vështirë të bësh një marrëdhënie të funksionojë, e lëre më 10 prej tyre njëkohësisht! Por a është vërtet se mund të ndjesh dashuri për më shumë se një person? Në fund të fundit, është e pamundur të jesh i dashuruar me dy njerëz në të njëjtën kohë, sepse dashuria ka tre përbërës të cilët janë intimitet, pasion dhe përkushtim.
Nëse i jeni përkushtuar tashmë dikujt, nuk mund të përkushtoheni edhe për dikë tjetër. Nëse dikush thotë se është i dashuruar me dy persona, ata priren të zgjedhin midis marrëdhënies ekzistente dhe marrëdhënies së re. Përballet me një dilemë të madhe: ‘Cilën duhet të zgjedhë?’ Shumica e marrëdhënieve afatgjata kalojnë nëpër shtigje të mërzitshme dhe nëse takoni dikë, një person tërheqës, atëherë do të keni probleme. Ajo që është e pamundur është të krahasosh dashurinë e vjetër me dashurinë e re. Dashuria ndihet shumë ndryshe në faza të ndryshme të marrëdhënieve. Personi i ri në jetën tuaj, shfaq sjellje më të mirë. Takimet e fshehta me një person të tretë, bëhen edhe më të dëshiruara pasi janë të ndaluara. Ndërsa ne mund ta duam dashurinë tonë të vjetër, nëse keni qenë së bashku pak kohë, është më shumë një lloj ndjenje komoditeti ndërsa dashuria e re është si të jesh në majë të një shkëmbi, ku bërtisni plot adrenalinë.
Marrëdhëniet evoluojnë natyrshëm. Në fakt, dashuria është një përvojë subjektive që është e ndryshme për të gjithë. Dashuria shërben si motivimi ynë në jetë. Në marrëdhëniet, veçanërisht ato personale, ajo nxit një ndjenjë ekuilibri. Dashuria midis partnerëve duhet të fillojë nga asgjëja dhe më pas ata të kërkojë një qasje të ndryshme ndaj mirëmbajtjes së lidhjes së tyre. Disa shenja të zodiakut mund të përfitojnë vërtet nga një transformim më i madh i jetës së dashurisë.