I ftuar në emisionin “Se luan topi” në Top Channel, ka qenë këngëtari i njohur Blero. Ai edhe pse ka qenë shumë i vetëpërmbajtur dhe nuk ka dashur të zbulojë shumë gjëra nga jeta e tij private, kur dëgjoi zërin e ish-bashkëshortes së tij Afrona, u befasua. Prej disa kohësh ata janë ndarë dhe gjithsecili po jeton jetën e vetë. Këngëtari i famshëm shqiptar Blero ishte i ftuari i radhës në emisionin “S’e luan Topi” në Top Channel. Blero tregoi për vështirësitë që ai ka kaluar gjatë karrierës dhe formimit të tij si artist. Gjatë intervistës Blero mori një letër nga babi i tij ku tregon për vështirësitë që ai ka kaluar.
Babai i Bleros: E mbaj mend mblidhje lekët për të bërë këngën e parë edhe ti që gëzoje, unë jam shumë krenar për ty i Bleros.
Blero gjatë rrëfimit tha se ka punuar edhe në fabrikë makinash dhe kamarier në një restorant.
Blero: Nuk është se nuk kam punuar për të arritur këtu ku jam, jam krenar për veten time
Një nga pyetjet që Afrona i ka bërë Bleros është “njerëzit që qeshin shumë, a mendon se kanë një lloj mllefi përbrenda dhe nuk janë ashtu siç hiqen në publik”?