Gazetarja e njohur, Xhiliola Lamaj, u është bashkuar dje konkurrenteve të emisionit të dashurisë, “Për’puthen”. Në klipin e saj prezantues, ajo u shpreh se ‘do të bëjë cunami në emision’.
Avash, avash se unë jam nga Vlora mbi të gjitha. Më prisni se kam për të bërë cunamin në “Për’puthen”
Ndërkohë moderatorja e njohur, Megi Pojani, teksa po e prezantonte në studio tha:
Ajo është gazetare në kërkim të dashurisë, pëlqen djemtë e përkushtuar, ka shumë të rëndësishme formimin mental dhe vlerëson pavarësinë financiare. Nuk pëlqen metroseksualizmin ekstravagant, tatuazhet e shumta dhe sjelljen arrogant
Ndërkohë teksa po tregonte arsyet se pse ka hyrë në emisionin e dashurisë, Lamaj tha:
Jam shumë strikte, jam shumë selektive dhe mbi të gjitha sabioseksuale. Më pëlqen shumë truri i një djali. Duke qenë se gjatë gjithë kohës i jap prioritet kësaj gjëje, edhe profesioni po ashtu më lidh me këtë gjë, sigurisht që duke i mëshuar këtij drejtimi edhe njerëzit rreth e përqark i kam selektiv dhe të zgjedhur, ashtu si i dua. Edhe ky filtër ka bërë të vështirë që unë të gjej dashurinë jashtë