“Big Brother VIP Albania” është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Ditën e djeshme banorët e BBV3 të ulur në oborr banorët kanë bërë një sfidë, ku duhet t’i përgjigjeshin pyetjeve pikante. Pyetja që i ra Julias ishte nëse ka pasur ndonjëherë një lidhje paralele. Julia nuk ngurroi të përgjigjej duke u shprehur se po ka pasur dhe e shpjegon arsyen.
Julia u shpreh:
Duke qenë se unë shumicën e viteve e kam kaluar vetëm dhe duke qenë se kam patur shumë eksperiencë në kurriz, sepse nuk jam as 25 vjeç, as 30 vjeç, në momentet të caktuara, duke qenë se kam dashur gjëra të ndryshme, i kam marrë nga njerëz të ndryshëm.Kështu që po, kam patur dy lidhje paralele.
View this post on Instagram