Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Amos dhe Dea kanë gatuar sot së bashku në kuzhinë. Teksa gatuanin, Dea i ka bërë disa pyetje Amosit në lidhje me ushqimet. Ndërkohë ky i fundit i ka “rrëfyer” se kur ishte 4 vjeç ka provuar jashtëqitjen e vet.
Dea: Ok, e ndërrojmë, ça shije ka patatja e pabërë? E ke provuar ndonjëherë?
Amos: Po
Dea: Pse e ke provuar?
Amos: Se jam kurioz, unë kam provuar edhe jashtëqitje njerëzore.
Dea: Të kujt?
Amos (qesh): O Zot, kur kam qenë 4 vjeç, thjesht u bëra kurioz
Dea: Hë më tallesh apo e ke me vërte? Provove kakën tënde?
Amos: Po moj, ishte shumë e hidhur, hahaha po bëj shaka
Luizi dhe Kiara po kalojnë kohë shumë me njëri-tjetrin. Teksa ndodheshin në në dhomën e ndenjes, Luizi i afrohet duke tentuar ta puth dhe i kërkon të ketë besim tek ai. Ama dihet se kjo pythje, të cilën mezi po e presin të gjithë as këtë herë nuk ka ndodhur.