Pamela Anderson u shfaq së fundmi në Festivalin e Filmit në Cyrih të Zvicrës, ku mori çmimin ‘Syri i Artë’ dhe me atë rast foli për jetën dhe karrierën si dhe tregoi se luftoi me depresionin për dekada. Aktorja 57-vjeçare, e cila prej disa kohësh shfaqet pa grim në publik, ka pranuar se pothuajse nuk e kujton pjesën më të madhe të jetës së saj në botën e të famshmëve, pasi u bë e famshme në “Baywatch”.
Më duket sikur shkova nga Baywatch në Broadway. Nuk e di se çfarë ndodhi në mes. Është një boshllëk i madh. Jam e lumtur që jam këtu në këtë pikë, sepse mendoj se kam qenë në depresion për disa dekada. Nuk e kisha menduar kurrë se do të isha në skenë duke marrë një çmim të tillë. Unë thjesht dua të vazhdoj të punoj. Jam e emocionuar të bëj më shumë. Është e mrekullueshme të jesh pjesë e kulturës pop, por është gjithashtu një bekim dhe një mallkim.
Anderson beson se dokumentari i saj i vitit 2023, “Pamela”, një histori dashurie e ndihmoi atë në ringjalljen e karrierës.
Edhe pse ajo është një nga yjet e “Baywatch”, Anderson, nuk do të shfaqet në serialet e reja në Hulu. Modelja dhe aktorja 57-vjeçare, thuhet se refuzoi një ofertë për të ndarë mendimet e saj për shfaqjen që e bëri atë të famshme. Yjet duke përfshirë Erika Eleniak, Billy Warlock dhe Nicole Eggert janë ndër ata që kanë folur për sekretet e prapaskenave rreth “Baywatch”, duke zbuluar edhe sa fitonin për episod.
Pavarësisht se Casey Jean ‘C.J’ Parker është një nga rolet e saj më të njohur, Pamela mesa duket është e lumtur t’i lërë këto gjëra në të kaluarën. Sipas burimeve të brendshme, nuk ka probleme që e kanë ndaluar të marrë pjesë në “After Baywatch: Moment In The Sun” dhe Pamela ‘i ka vlerësuar gjithmonë’ mundësitë që i kanë dhënë asaj duke luajtur CJ’. TMZ raportoi se ylli i “Playboy” është thjesht ‘në një kapitull tjetër të jetës së saj’ dhe në vend të kësaj dëshiron të përqendrohet në projektet aktuale dhe të ardhshme.