Këngëtari Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është liruar nga Gjykata e Durrësit, pasi ofroi garanci pasurore prej 5 mln lekësh.
Vetëm pak më parë Noizy është lënë i lirë nga policia dhe menjëherë ka hyrë live në Instagramin e tij duke i përshëndetur të gjithë fansat dhe duke lajmëruar se do të jetë prezent në koncertet sipas axhendës dhe se të mërkurën do të mbajë një super koncert.
Sa kisha pa prek telefonin…. Uroj që të jeni mirë. Nuk di ku ta filloj, por di të them…Të mërkurën në Stadiumin Selman Stërmasi do të mbajmë një super koncert
Noizy u mbajt për disa ditë në paraburgim për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, pasi reperi dyshohet se është i përfshirë në sherrin brutal të ndodhur në Pejë me Tiktok-erin e njohur, Med Iseni.