Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.
Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi, ka qenë një ditë më parë i ftuar në “Trotuar”, në “E Diell”. Ai ka zbuluar se sa kushton për të blerë ndjekës në rrjetin social “Instagram”. Gjithashtu ai tha se ka influencues që kërkojnë 30 mijë euro në muaj për reklama.
Por jo vetëm kaq, pasi i pyetur nga moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, për personat trend aktualisht online, Kallanxhi u përgjigj:
Te kategoria online unë kam marrë vetëm 30 ditët e fundit. Një personazh mjaft interesant, se në Shqipëri gjithmonë njerëzit kontrovers janë njerëzit më të klikuar, është Pëllumb Hysko, doktori që u filmua nga një emision investigativ. Është një nga personat më të klikuar të momentit. Në vend të dytë është Indrit Tuçi, futbollist i Kombëtares. Në vend të katërt Nevina, nuk e di ça ka ndodhur me ty, në muajin tetor. Ndoshta pas rikthimit tënd në “Portokalli’
Duke qeshur, Nevina i përgjigjet: “Unë kam korruptuar parafolësin. Paskam bërë namin në tetor”.