Ditën e djeshme, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë ndarë me Vëllain e Madh nga një sekret të jetës së tyre, në dhomën e rrëfimit, i cili më pas është lexuar nga Vesa. Të gjithë banorët më pas duhet të zbulonin se kujt i përkisnin këto sekrete dhe se ai që do të gjente më shumë sekrete të konkurrentëve, do të ishte fitues e do të shpallej lider.
Romeo ka zgjedhur që me të gjitha banorët por jo vetëm, të zbulojë sakrificat e tij për të ardhur nga Vlora në Tranë, që mesa duket nuk kanë qenë edhe aq të lehta. Romeo ka treguar se fillimisht i është dashur të qendrojë në hotel, ku duke qenë se nuk kishte të ardhura, shkonte në fillim të javës në hotel, dorëzonte kartën e identitetit dhe më pas në fund të javës, kur vinte dita e pagesës, largohej nga dritarja.
Një skemë të cilën e kishte përdorur në disa hotele. Më pas ai ka treguar se shtëpia e tij e parë me qira në fakt ka qenë një korridor, që kishte vetëm dy krevate portative.
Në moshën 16-vjeçare, unë kam jetuar 1 vit në korridor. Kanë qenë kushtet shumë të vështira kur kam ardhur nga Vlora në Tiranë. Një periudhë kohe kam qenë vetëm, pa Donaldin. Tek zona e Selvisë këtu në Tiranë, ishin disa hotele 10 mijë lekë nata. Unë kisha vetëm 20 mijë lekë në xhep për të shtyrë gjithë javën. Dhe unë bëja të njejtën skemë me çdo hotel. Jepja kartën e identitetit ditën e hënë dhe i thoja që lekët do t’i paguaj në fund të javës. Kur vinte fundi i javës unë hidhesha nga dritarja dhe me 10 mijë lekë të tjera nxirrja një kartë tjetër identiteti dhe vazhdoja tek një hotel tjetër. Erdhi momenti që sigurova lekët dhe gjetëm shtëpinë e parë që morëm me qira. Ishte një korridor me dy krevate portativë.
View this post on Instagram