Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Që pre spektaklit të së martës, Heidi dhe Romeo kanë nisur të aludojnë se cili prej tyre do të dalë mbrëmjen e shtunës. Teksa kanë qenë në oborr duke biseduar me njëri-tjetrin, Romeo është shprehur se ka shumë frikë të dalë jashtë dhe të përballet me realitetin pasi i duket sikur ka kaluar një jetë aty brenda.
Romeo: Duket sikur kam një jetë këtu brenda. Kam frikë të dalë jashtë.
Heidi: Ke frikë? Ti nuk do dalësh jashtë.
Romeo: Kur do që të dalë, nuk po flas për atë. Më kupto ndjesinë.
Heidi: Eshtë si një traumë e vogël sepse unë e kam provuar edhe pse në mënyrën më të keqe.
Romeo: Kam frikë.
Heidi: Nga se tamam?
Romeo: Ngaqë jam mësuar këtu.
Heidi: I ke hyrë shumë thellë.
View this post on Instagram