Celebrities Gossip Showbiz

“Kam frikë se mbiemri im do të shuhet përgjithmonë”/Kim Kardashian e panikosur!

Së fundmi ylli televiziv Kim Kardashian ka deklaruar në premierën e sezonit të tretë të The Kardashians se ka frikë se mbiemri i saj do të fshihet nëse vëllai i saj, Rob, nuk ka një djalë. “A e dini diçka? Nëse Roberti nuk ka një djalë, mbiemri Kardashian do të shuhet përgjithmonë”, u tha ajo Scott Disick dhe Khloe, të cilët menduan se po bënte shaka. “Nuk po bëj shaka”-u kthehet miliarderja.

Si do të ishte një botë pa Kardashian? Kim iu përgjigj edhe kësaj. “Mund të mendoj për shumë gjëra që njerëzit do të thoshin. Sigurisht që do të kishte më pak drama.” Motra e saj Khloe u përpoq ta qetësonte ndërsa e kishte zënë në panik. “Më lër të të tregoj diçka për meshkujt”, i tha ajo. “Ata mund të kenë fëmijë deri në moshën 90-vjeç. Kemi kohë për Robin, do të bëhet.”

Së fundmi 42-vjeçarja ka folur mbi vështirësitë e të qenit një nënë beqare në një episod në podcastin ‘On Purpose’ me Jay Shetty. Në trailerin mbi episodin e ardhshëm Kim ka folur për pritshmëritë e saj për prindërimin përpara se të kishte fëmijë dhe se si ndryshon nga përvoja e saj aktuale. Rikujtojmë, se Kim dhe ylli i NFL Tom Brady thuhet se janë duke u shoqëruar me njëri-tjetrin dhe kanë nxitur dyshimet për një romancë.

Thuhet se miliarderja ka filluar të kërkojë të blejë një shtëpi pushimi në komunitetin e Brady në Bahamas. Kim madje i kishte kërkuar Tom-it këshilla përpara se të bënte udhëtimin për të parë një pronë në Baker’s Bay Golf & Ocean Club, një komunitet ekskluziv rezidencial vetëm për anëtarë në Bahamas.