Takimi i Heidit me prindërit e Romeos është kritikuar gjatë këtyre ditëve nga banorët e tjerë, që e kanë konsideruar të ftohtë sjelljen e banores. Edhe Romeo ka kërkuar që Heidi të jetë më e afërt me prindërit e tij, ndërsa modelja ka theksuar se nuk do të jetojë me familjen e aktorin.
Diskutimi mes tyre vijoi edhe në spektaklin e mbrëmjes së kaluar. Sipas Romeos, mes tyre ka ndryshime mentaliteti, por dashuria është e njëjtë. Lidhur me faktin se nuk mbante mend as emrat e prindërve të aktorit, Heidi u shpreh se “nuk iu kujtua për momentin”.
Pas diskutimeve brenda në shtëpi mes banorëve, opinionistja e “Big Brother VIP3”, Ori Nebijaj, u detyrua që të merrte veten si shembull teksa komentonte raportin e Heidi Bacit me Romeo Veshajn. Ku u shpreh se:
Mesa kuptoj ata kanë më të rëndësishme mënyrën se si pozicionohen si lojtarë sesa zhvillimin e romancës paralelisht me lojën.
Edhe pse Ori është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private, mbrëmë për herë të parë u duk se konfirmoi se ishte në një lidhje dashurie prej 2 vitesh. Nebijaj i doli në mbrojtje Heidit gjatë diskutimit për takimin e modeles me prindërit e aktorit të njohur, pas dasmës së organizuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Sipas Orit, Heidi ka të drejtë të ndihet në siklet dhe tregoi më pas edhe raportin e saj me partnerin.
Kam dy vite me të, por sa here vjen diskutimi për të takuar prindërit e tij, ndihem në siklet.
Ndër të tjera ajo shtoi se:
Dashuria nuk është e ngurtë, nuk është një objekt që ti e prek ashtu ajo është një gjë që rrjedh, ndryshon, rritet, zvogëlohet, amplifikohet dhe merr trajtat e veta.