Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
, Julian Deda, ka qenë mbrëmë pjesë e jurisë së “She’s on Top”, i cili realizohet në ambientet e jashtme të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Juli shtoi se kishte pak nostalgji pasi ka kaluar 4 muaj e gjysmë aty. I pyetur nëse ka patur mundësi që të takohej me ish-banorët, aktori i njohur u përgjigj, ku ka ndërhyrë edhe Françeska Murati:
Juli: Edhe me Françeskën kemi shkëmbyer mesazhe, por akoma nuk jemi takuar tamam
Françeska: Pse gënjen? Jemi takuar
Juli: Ku? O po te Roza. Unë gjithmonë harroj se të takoj ty
Françeska: Sa mashtrues
Juli: Nuk e di pse e harroj këtë Françeskën, nuk e kuptoj
Françeska: Kam ca mesazhe nga Juli që me i publikuar…
Juli: Uuuu, Top channel kape lajmin
Juli ka publikuar një fotografi me babain e tij të ndjerë, Zef Deda. Aktori i mirënjohur ndërroi jetë 7 muaj më parë. Juli shprehet i përmalluar për të atin dhe shprehet se i mungon pafund buzëqeshja e tij. Aktori edhe kur ishte pjesë e BBV3, shpesh herë e kujtonte të atin dhe përlotej për të.