Në podkastin “MeKast” së bashku me motrat e saj, Ina dhe Marsela, Megi Pojani vendosi që të rrëfente një periudhë të keqe në jetën e saj. Teksa po flisnin për aksidentet rrugore, moderatorja e njohur ka treguar se është përfshirë në katër aksidente me makinë.
Ajo shprehet se ka qenë nga ato njerëzit që ka abuzuar shumë me shpejtësinë, por që pas aksidenteve ku fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime, Megi nuk e bën më një gjë të tillë.
Para dy vitesh kam kaluar 4 aksidente me makinë të njëpasnjëshme, në tre prej të cilave më është thënë që ‘je me fat që ke shpëtuar’. Nga ai moment jam shumë e ndërgjegjshme dhe nuk e bëj më. Mund të dalësh e lënduar ose mos mbijetosh dot…
Ndërsa duke diskutuar në lidhje me shoqëritë, moderatorja zbuloi se nuk flet më me asnjë nga shoqet e saj, ndërsa thotë se arsyen nuk e di.
Me gjithë shoqëritë e mija që kanë përfunduar nuk e di pse nuk flasim më. Mendoj që të mbash shoqëri është të vendosësh limite dhe vajzat që mbajnë shoqëri janë gjithë kohën aty për të të kthyer mesazh në telefon. Kam patur shoqe në momentet që kam qenë në situatën që nuk doja të isha, por nuk ndjen të ndash një hall për diçka. Nuk e kam vendosur kurrë shoqen në një situatë që të bëj diçka për mua, por kam qenë aty për të zgjidhur një problem. Kam bërë shumë…