Rajoni

Kaloi në zonë të rrezikshme, turistja serbe bie nga shkëmbi në plazhin grek!

Një turiste nga Serbia ishte duke shijuar diellin dhe detin në plazhin e Komiliou në Lefkada të Greqisë, por gjatë rrugës tentoi të ecte në një zonë të pjerrët shkëmbore. Si pasojë ajo ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga shkëmbi, duke mbetur e plagosur rëndë.

Mediat greke raportojnë se pas disa orësh përpjekjesh nga Zjarrfikësja dhe shpëtimtarët vullnetarë, ajo u transportua me varkë në Agios Nikitas, ku një ambulancë e dërgoi në spitalin e Lefkadës.

Për ta shpëtuar, u organizua një operacion nga deti, pasi pika nuk ishte e aksesueshme nga toka. Në zonën në të cilën turistja është rrëzuar, gjithnjë bëhen thirrje nga autoritete vendase që të mos përshkohen në këmbë, apo të mos qëndrohet pranë shkëmbinjve edhe gjatë kohës që ndodhen në zonën e plazhit.