Celebrities Gossip Showbiz

“Kallam Veshaj”, plas sherri mes Heidit dhe Gracianos!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Sherri mes Gracianos dhe Heidit ka nisur për shkak se Graciano ka quajtur Romeon, Kallam Veshaj, diçka që nuk i ka pëlqyer Heidit e cila ka reaguar ashpër. Graciano i është kundërpërgjigjur Heidit, duke i thënë se ai e ka respektuar ndërsa kjo e fundit shprehet se nuk i plas fare nëse ai e ka respektuar apo jo.

Graciano: Kallam Veshaj

Romeo: Çfarë ishte kjo?

Graciano: Kallam Veshaj, ky i pafytyrë je.

Romeo: Kallam Veshaj?!

Heidi: Ti ke bërë një nam për emrin tënd dhe tani po bën këtë!

Graciano: Çfarë ke moj Heidi? Çfarë problemi ke?

Heidi: Ti ke bërë namin për emrin tënd.

Graciano: Tani u kujtove që të më vihesh kundër? Çfarë je duke bërë?

Heidi: Çfarë të dua unë?

Graciano: Çfarë po bën moj se të kam respektuar pa fund.

Mbasditen e sotme ka apsur shumë debate mes banorëve, e vetëm pak më parë teksa disa prej tyre ishin në oborr, Juli ka debatuar me Romeon. Debat në të cilin ka ndërhyrë Graciano, i cili është shprehur se Romeo do ishte më i nderuar nëse do lidhej me Erjolën sesa me Heidin, pasi mendon se lidhja e tyre është fake.